Greqia është një nga shtete që ka zgjedhur ujërat e zeza për të ekzaminuar Covid-19, duke ndjekur shembullin e shumë shteteve të Bashkimit Europian.
Në një lidhje me Skype nga shteti fqinj, biogenisti Luan Zyka ka treguar më shumë detaje rreth kësaj metode.
Ai u shpreh se në këtë formë mund të zbulohet prania e Koronavirusit në mënyrë të sigurtë.
“Është me të vërtetë një nga ovacionet më të mira që ka bërë Greqia dhe sidomos Selaniku. Po ashtu e ndjekin edhe shumë vende të BE. Duhet thënë që Greqia e ka filluar që një vit më parë këtë metodë, duke bërë analizat e ujërave të zeza.
Çdo dy ditë bëhen analiza të nivelit gjenetik, konkretisht për të zbuluar praninë e Koronavirusit. Merrem mostrat e një qyteti në pikat e hyrjes dhe jo të daljes së ujërave të zeza. Është metoda më efikase për të parë praninë e Covid. Sepse kur bëjmë analizat siç e dini jashtëqishtja e një kolektivi të tërë dhe vihet re prania e Koronavirusit. Për arsye se ka shumë njerëz që nuk e shfaqin Koronavirusin dhe kjo vihet re në ujërat e zeza. Duhet thënë se kjo i paraprinë shfaqjes së Koronavirusit”.
Më tej, Zyka ka theksuar se kjo mënyrë mund të ndiqet edhe në Shqipëri, pasi do vetëm bashkëpunim me grupet e punës dhe qeverisë.
“Mund të praktikohet edhe në Shqipëri pasi e ka potencialin. Do vetëm bashkëpunim dhe inisiativ. Ne marrim të dhënat nga grupet e punës dhe pastaj do bashkëpunimin e qeverisë”./abcnews.al