Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Plaoka ka deklaruar se shitblerja e votës është kthyer si tender.
Në studion e Radar Informativ me Jonida Shehun, Paloka tha se qytetarët votuan për ndryshimin, megjithatë siç thotë ai nuk arritën të bindin ata që e shitën votën për 50 mijë lekë.
Demokrati rrëfeu bisedën me një qytetare gjatë fushatës, e cila i kishte pohuar se në 2017 e kishte shitur votën, por këtë herë kishte vendosur të mos e bënte.
Lexo edhe: Paloka: Diferenca mes nesh dhe PS janë 30 mijë vota të familjes Rakipi
“Ne u përpoqëm tu japim shpresë që nuk është zgjidhje 50 mijë lekë. Mesa duket një pjesë të tyre nuk i bindëm. Një zonjë nga komuniteti rom, më takoi pas takimit që pata në Arapaj. Mendova se do më kërkojë para. Njerëzve tanë u thonin kaq na jep PS po ju sa do na jepni. Për fat të keq është kthyer në tender.
Kjo më tha: më erdhën edhe këtë herë për të blerë votën ata të PS, në 2017 e shita. Dhe më tha do më gjeni një vend pune. Unë ia premtova. Këtë herë nuk e shes më tha. Unë nuk i kam dalë nga fjala, do bëj gjithë përpjekjet për ta punësuar diku në privat.
Ne nuk kemi humbur. Gjithë ky proces manipulimi ka shtrembëruar vullnetin e shqiptarëve. Realisht ne nuk kemi humbur. Sot janë shumica e shqiptarëve që duan ndryshimi. Janë mbi 70% e shqiptarëve që duan ndryshim, që duan që Rama të ikë. Këtë vullnet të shqiptarëve e ka shtrembëruar. E votuan ata që nuk ju morën kartat. Vetëm familja Rakipi na ndryshon, 30 mijë vota. Si mund të thuash që nuk kanë votuar shqiptarët,” deklaroi Paloka. g.v/abcnews.al