India, vendi i tretë më i prekur në botë nga Covid-19

schedule13:44 - 3 Maj, 2021

schedule 13:44 - 3 Maj, 2021

India është  vendi i tretë më i prekur nga Covid-19, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins. India tejkaloi numrin e viktimave të Meksikës, duke u bërë vendi i tretë me numrin më të lartë të viktimave në të gjithë botën, pas Shteteve të Bashkuara dhe Brazilit.

Vendi ka regjistruar  218,959 viktima, sipas ministrisë së shëndetësisë, ndërsa numri i viktimave në Meksikë ka shkuar në 217,233.

India gjithashtu ka numrin e dytë më të lartë të rasteve totale të Covid-19 në të gjithë botën, pas Shteteve të Bashkuara. Vendi ka regjistruar 19,925,604 raste që nga fillimi i pandemisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!