Partizani i vetëm në krye të Superligës

schedule19:53 - 8 Tetor, 2018

schedule 19:53 - 8 Tetor, 2018

Partizani u ngjit i vetëm në krye të Superligës pas fitores me Kukësin. Gjithsesi, edhe pse suksesi u arrit, skuadra kryeqytetase nuk u tregua bindëse. Duhet të themi përsëri se është hera e duhur.

Partizani, mesa duket, ka rastin më të mirë për të fituar titullin që i mungon prej 25 vitesh, dhe për t’i bërë tifozët më në fund të lumtur. E tregoi fitorja në “Elbasan Arena” ndaj Kukësit në javën e 8 të Superligës, një nga ato suksese që të bëjnë të mendohesh. Kur një ekip ia del edhe kur nuk luan mirë, do të thotë se është i frikshëm, pasi përveç zotësisë së tij, ka me vete edhe fatin. I tillë, triumfi në atë që ishte fushë kundërshtare, vulosur me një gol të të riut të konfirmuar Mala, dhe mbrojtur me forcë nga portieri Alban Hoxha, por edhe nga destini.

Trajneri Skënder Gega u shfaq edhe një herë fitues, me të gjashtin tripikësh në 8 ndeshje të kampionatit, veçse iu kthye përsëri modës me një gol të vetëm. Në të kundërt, kolegu i tij, trajneri i Kukësit, Armando Cungu, duhet të jetë tepër i dëshpëruar. Skuadra e tij ia kishte dalë të merrte pikë dhe të dilte në krye edhe duke luajtur keq, ndërsa ndaj kryeqytetasve u paraqit shumë mirë, por humbi. Kur duhet edhe një javë për t’u mbyllur faza e parë e Superligës, Partizani mban i vetëm vendin e parë me 19 pikë, ndërsa Kukësi është i katërti me 13.
Rivaliteti sidoqoftë pritet të jetë I fortë me Skënderbeun, pse jo, edhe me Laçin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!