“Seksi para ndeshjeve i padëmshëm për lojtaret”, deklarata unike e portieres ruse

schedule14:15 - 2 Maj, 2021

schedule 14:15 - 2 Maj, 2021

Elvira Todua, portierja i CSKA Moskës dhe ekipit kombëtar rus, foli për seksin dhe shtatzëninë në futbollin e grave. Ajo deklaroi se është mirë për lojtaret femra të bëjnë seks para ndeshjeve, ndryshe nga djemtë, të cilët nga një numër i madh klubesh nuk lejohen ta bëjnë këtë.

“Është diçka normale dhe e padëmshme që gratë të bëjnë seks para një ndeshje ndërsa, për burrat, unë di se shumë trajnerë nuk e lejojnë këtë”, tha fillimisht 35-vjeçarja, e cila më pas foli edhe në lidhje me kontratat e klubeve për shtatzëninë e mundshme të lojtareve.

“Kontratat tona përcaktojnë që klubi është i detyruar të paguajë në rast lindjeje. Ne e kemi atë klauzolë në kontratat tona në CSKA, por nuk është kështu kudo. Unë e di që në klube të tjera, kontratat anulohen në rastin e shtatzënisë”, zbuloi ajo, teksa deklarata e tij ka bërë mjaft bujë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!