Manchester City është vetëm një fitore larg titullit kampion, pas triumfit të sotëm 0-2 në transfertë kundër Crystal Palace. Festa mund të vijë edhe më herët, nëse United mposhtet këtë javë, pasi diferenca momentalisht është 13 pikë, kur kanë mbetur edhe katër javë për t’u zhvilluar.
Si zakonisht skuadra e Pep Guardiola ka dominuar, por porta kundërshtare nuk është goditur edhe aq shumë. Në 45 minutat e para Crystal Palace ka rezistuar, pasi nuk pati gol. Në të dytën City nuk u përmbajt dhe për dy minuta vendosi fatet e ndeshjes.
Goleadori rekordmen i “Qytetarëve” e ndëshkoi skuadrën vendase në minutën e 57-të dhe më pas i la radhën Ferran Torres, duke i mbyllur llogaritë. Palace u mundua të reagonte, por nuk kishte forcën dhe efikasitetin e duhur për t’ia dalë. City mori pikët e plota, duke iu afruar titullit kampion. /abcnews.al