VIDEO/ Po luanin me shkrepëse, fëmijët i vënë flakën një makine në Vlorë

schedule11:08 - 1 Maj, 2021

schedule 11:08 - 1 Maj, 2021

Një automjet është djegur paraditen e sotme në Vlorë. Policia ka bërë me dije se makina në pronësi të E.B. ka qenë i parkuar në lagjen “Osman Haxhiu”, në momentin kur është përfshirë nga flakët.

Burime bëjnë me dije për ABC se shkak janë bërë dy fëmijë të moshave 7 dhe 10 vjeç të cilët kanë qenë duke luajtur me shkrepëse dhe i kanë vënë flakën një sfungjeri të lagur me benzinë. Ndërkohë vetë pronari i makinës ndodhet në Itali, ku punon aktualisht.

“Sot, rreth orës 10:30, në lagjen “Osman Haxhiu”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur një mjet i parkuar, i markës “Renault”,  në pronësi të shtetasit E. B.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit”, njofton policia./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!