Zjarr në një spital për pacientë me COVID-19 në Indi, raportohet për 18 viktima

schedule08:37 - 1 Maj, 2021

schedule 08:37 - 1 Maj, 2021

Tetëmbëdhjetë persona kanë humbur jetën pasi një zjarr shpërtheu në një repart spitali Covid-19 në shtetin Gujarat të Indisë në orët e para të mëngjesit të së shtunës.

Sipas Modiya,një zyrtar i lartë i vendit,  16 nga të vdekurit ishin pacientë. Dy ishin anëtarë të stafit. Gati 60 pacientë ndodheshin në spital në momentin që shpërtheu zjarri. Pacientët e tjerë janë transferuar në spitalet pranë.

Ende nuk është bërë i ditur shkaku i zjarrit por sipas hetimeve fillestare shkak mendohet të ketë qenë një qark i shkurtër elektrik./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!