Familjarë në Izrael kanë nisur që të përcjellin për në banesën e fundit të afërmit e tyre pasi të paktën 45 persona humbën jetën të shtypur nga turma në një festival hebre. Rreth 150 të tjerë mbetën të plagosur në festivalin Lag B’Omer, pranë malit Meron, në momentin që besimtarët mbetën të bllokuar në një vendkalim të mbipopulluar.
Funeralet u lejuan të zhvilloheshin për viktimat që u identifikuan ndërsa kryeministri Benjamin Netanyahu premtoi se do të nisë një hetim që do të sigurojë që një tragjedi e tillë të mos ndodhë më.
Ndërsa vizitonte vendin e ngjarjes, ai tha se ishte një nga katastrofat më të këqija në kohë paqeje që vendi kishte parë. Një i mbijetuar tha për mediat se kishte ndjerë sikur një valë ishte thyer: “Trupat tanë u morën përpara. Njerëz përfunduan të hedhur në ajër, të tjerëve u shtyp koka..”
Ata që ndërruan jetë besohet të jenë kryesisht burra ose djem nga komuniteti ultra-ortodoks pasi situata doli nga kontrolli pikërisht në sektorin e burrave. sb/abcnews.al/