Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Sërish jashtë, Sergio Ramos nuk rikthehet as ndaj Osasunas

schedule20:57 - 30 Prill, 2021

schedule 20:57 - 30 Prill, 2021

Real Madrid do të vazhdojë të jetë pa Sergio Ramos. Mbrojtësi u la jashtë skuadrës së Zinedine Zidane për ndeshjen e nesërme ndaj Osasuna. Pavarësisht se mbrojtësi është stërvitur me pjesën tjetër të ekipet dje dhe sot, Zidane ka vendosur të mos rrezikojë me Ramos.

Kapiteni po synon të rikthehet në fushë pikërisht për ndeshjen e së martës ndaj Chelsea, gjysmëfinalja e dytë e Champions League. E para u luajt në Madrid dhe u mbyll me shifrat 1-1.

Ramos nuk ka luajtur për Real Madrid që nga data 13 mars, dhe mbetet të shihet se çfarë efekti do të ketë mungesa e tij në ekip. Nëse Ramos mund të rikthehet, Dani Carvajal dhe Lucas Vazquez kanë mbyllur sezonin për shkak të dëmtimeve. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!