100 milion euro klauzola, Barcelona “blindon” mbrojtësin e talentuar

schedule14:32 - 30 Prill, 2021

schedule 14:32 - 30 Prill, 2021

Rinovim te Barcelona. Oscar Mingueza është një nga risitë më të bukura të këtij sezoni tek ekipi katalanas. 21-vjeçari, i cili aktivizohet në çdo pozicion të repartit të mbrojtjes, ka rinovuar kontratën me klubin e zemrës.

Me anë të një postimi në Twitter, Barcelona lajmëron zgjatjen e bashkëpunimit me lojtarin e Spanjës U21 deri në verën e vitit 2023. Në akord është përfshirë edhe klauzola e shitjes së tij, që prek shumë e 100 milion eurove.

Lojtari debutoi me Barçën nëntorin e vitit të kaluar në duelin e Champions League kundër Dynamo Kyiv, sfidë ku u bë menjëherë protagonist duke dhuruar një asist për Martin Braithwaite. 35 ndeshje numëron prej atij momenti, nga të cilët 19 si titullar. /abcnews.al