Chelsea kërkon të përforcohet në sulm dhe për këtë i duhen edhe para. Verën e shkuar londinezët shpenzuan shumë dhe për një “bomber” janë gati t’i investojnë edhe në merkaton e radhës.
Klubi i Premier League i ka idetë e qarta dhe paratë për t’i dhuruar një sulmues kalibri trajnerit Thomas Tuchel synojnë t’i arkëtojnë nga shitjet.
Te Chelsea po presin të përfitojnë 100 milion sterlina nga shitjet e lojtarëve. 26 milion sterlina i presin nga Milani për mbrojtësin qendror, Fikayo Tomori.
Tammy Abraham është gjithashtu në shitje. Chelsea është gati të pranojë ofertat, nëse ato kapin shifrën e 40 milion sterlinave. Ka edhe lojtarë të tjerë që londinezët pritet t’i shesin, për të arritur objektivin që kanë. /abcnews.al