Shqiptari i arrestuar në Belgjikë, Ilir Meto njihej si një nga bosët më të mëdhenj të mafias në Itali. Mediat e huaja kanë bërë me dije se ai ishte koka e një grupi të organizuar shqiptaro-italian dhe ishte shpallur prej 17 vitesh në kërkim nga autoritetet ndërkombëtare.
Ndër të tjera shqiptari kishte pseudonimin doktori dhe prej kohësh kishte ndryshuar identitetin e tij, duke përdorur dokumente të falsifikuara.
56 vjeçari shqiptar i cili ndodhej në Belgjike i fshehur në Bruksel, në këtë shtet ishte regjistruar si Ilir Isufi.
Mbi të rëndon një vendim i lëshuar nga Zyra e Prokurorit Publik në Gjykatën e Leçes dhe që daton jo më pak se 5 Prill 2004. Ai ka grumbulluar dënime për të cilat duhet të vuajë më shumë se 26 vjet burgim.
Arrestimi i tij u bë në Bruksel, pas një operacioni nga hetuesit e Skuadrës Mobile Leçe në bashkëpunim me autoritetet belge. Hetimi u drejtua nga Drejtoria e Anti-Mafias në Rrethin Leçe.
Shqiptari i njohur në botën e krimit do të ekstradohet në të njëjtën ditë për t’u vënë në dispozicion të autoriteteve gjyqësore./abcnews.al