Balla opozitës: Sapo çuan një kamion me baltë te partnerët tanë

schedule15:38 - 7 Tetor, 2018

schedule 15:38 - 7 Tetor, 2018

Ndaj kërkesës së opozitës ka reaguar kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

“Në Parlamentin Evropian, bazuar tërësisht mbi shpifje, sapo u çua një kamion me baltë për të më mbuluar mua në sytë e partnerëve tanë”, shkruan socialisti Balla i cili thotë gjithashtu se nuk shqetësohet aspak pasi ka vite që përplaset  pa kompromis me këtë llum dhe pret edhe më keq se kaq.

“Po a e meriton Shqipëria këtë baltosje të vazhdueshme!? Ua lë shqiptarëve ta gjykojnë”, shprehet deputeti socialist.

Taulant Balla thotë se ka nderin të bashkëdrejtojë Komitetin Parlamentar të Stabilizim Asociimit BE-Shqipëri prej 5 vitesh dhe se është anëtari i vetëm i tij pa ndërprerje prej krijimit 10 vite më parë. Ai është në pritje të një tjetër kërkese të opozitës, që ka të bëjë me largimin e tij si Kryetar i Komitetit Parlamentar Gjermani-Shqipëri./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!