Everton ndodhet në garë për një biletë në Champions League për sezonin e ardhshëm. Ekipi i Carlo Ancelottit renditet në vend të tetë në Premier League, ndodhet 6 pikë larg zonës Champions, por ka luajtur një ndeshje më pak se rivalët.
Drejtuesit e klubit nga Liverpool janë ambiciozë dhe i kanë premtuar trajnerit italian një merkato cilësore në verë. Objektivi i parë është Philippe Coutinho. The Sun raporton se Evertoni ka gati 40 milion euro për lojtarin ofensiv të Barcelonës.
Braziliani nuk po ia del të fitojë një fanellë titullari në “Camp Nou” dhe do e mirëpriste rikthimin në Premier League dhe në qytetin e Liverpool, aty ku kaloi pesë sezone fantastike me “The Reds” (2013-2018). /abcnews.al