Theophilus Solomon ka shënuar golin e parë në Kuvajt me fanellën e Al Qadsia. Sulmuesi nigerian, i larguar nga Partizani në shkurt, pati një kalvar problemesh dhe tani i ka lënë pas.
Solomon me golin e shënuar ka shmangur humbjen e Al Qadsia, kundër rivalëve të Al Arabi, që renditen në vendin e parë në klasifikim dhe tani janë shumë pranë titullit kampion.
Diferenca e tyre me skuadrën e Solomon dhe Trashit është 7 pikë. Ditën e djeshme Al Qadsia kishte mundësinë ta ngushtonte, por nuk ia doli. / abcnews.al