Dhurata për Antonio Conten, Interi në sulm për talentin argjentinas

schedule09:19 - 30 Prill, 2021

schedule 09:19 - 30 Prill, 2021

Antonio Conte ka në dispozicion një kontingjent të pasur lojtarësh, por gjithmonë ka vend për përforcime. Një nga objektivat e kampionëve të ardhshëm të Italisë është Thiago Almada. Argjentinasi luan në rolin e mesfushorit ofensiv dhe është pjesë e Velez.

Vetëm 20 vjeç, 72 ndeshje zyrtare me ekipin argjentinas dhe 2 gola e po kaq asiste këtë sezon. GDS raporton se Almada pëlqehet shumë nga klubi zikaltër, që po përgatit një ofertë për Velez. Drejtuesit e klubit latin kërkojnë rreth 20 milion euro për ta lënë të lirë talentin e mesfushës.

Ndërkohë, i sigurt është rikthimi i dy lojtarëve nga Hellas Verona, aty ku po luajnë të huazuar. Flasim për Federico Di Marco dhe Eddie Salcedo. I pari luan si anësor i majtë dhe ka zhvilluar një sezon shumë pozitiv me ekipin e Ivan Juric.

23-vjeçari është një prodhim i Interit dhe sezonin e ardhshëm do të ketë mundësinë të luajë me ekipin e parë. Nën urdhrat e Antonio Contes do të vihet edhe Eddie Salcedo (2 gola dhe 2 asiste me Hellas Verona), i cili do të jetë sulmuesi i katërt i Interit. /abcnews.al