Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Hapja e shkollave, a ka ardhur edhe momenti i stadiumeve me tifozë?!

schedule18:19 - 29 Prill, 2021

schedule 18:19 - 29 Prill, 2021

Sinjal pozitiv për futbollin në Shqipëri, pasi së shpejti mund t’i rikthehet tifozët. Në fakt ata nuk kanë munguar, pasi në tribunat e stadiumeve të vendit tonë ka pasur më shumë persona se sa protokolli që ka miratuar Ministria e Shëndetësisë.

Gjithsesi dëshira e klubeve është që në fundin e këtij sezoni të hapeshin edhe stadiumet, të paktën pjesërisht. Ditën e sotme Komiteti Teknik i Ekspertëve ka rekomanduar zhvillimin e mësimit për nxënësit e sistemit parauniversitar në ambientet e shkollave.

Ministria e Arsimit, Evis Kushi, ka reaguar dhe ka pranuar rekomandimin: “Jam sot këtu për t’ju njohur me një vendim të rëndësishëm që kemi marrë pas rekomandimit të Komitetit Teknik të Ekspertëve.

Procesi mësimor për të gjithë nxënësit e sistemit parauniversitar do të zhvillohet në mjediset e shkollave. Mjediset tona janë gati për këtë skenar që nga fillimi i javës tjetër, për të ruajtur masat e higjienës dhe distancimit, sikurse janë përcaktuar nga MSH.

Njësoj si në fillim të këtij viti shkollor, do lihet në fleksibilitetin e shkollave për të hartuar specifikisht grafikun mbi zhvillimin e procesit mësimor ,qoftë me një, dy apo më shumë turne.

Është akoma i nevojshëm respektimi i protokolleve shëndetësore për të ruajtur shëndetin dhe për të fituar këtë luftë të gjatë”. Me hapjen e shkollave, pengimi i tifozëve në ndeshjet e futbollit do të ishte një absurditet.

Më parë kërkesa e FSHF për të lejuar tifozët në ndeshjen e Shqipërisë me Anglinë u hodh poshtë, ndërsa mbetet të shihet nëse do të ketë ndonjë kërkesë për lejimin e tifozëve në Superiore, Kategorinë e Parë dhe të Dytën.

Sigurisht pikëpyetjet mund të jenë të mëdha, për shkak të mundësisë për të zbatuar Protokollin e Sigurisë. Me uljen e rasteve të reja dhe aktive me COVID-19, ndoshta Komiteti Teknik i Ekspertëve do të tregohet këtë herë dashamirës me futbollin, që duhet thënë se luhet në ambiente të hapura dhe rreziku i përhapjes së COVID-19 është më i vogël se në shkolla. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!