OBSH kundër lehtësimit të masave, paralajmëron Evropën: Situata e Indisë mund të ndodhë kudo

schedule14:12 - 29 Prill, 2021

schedule 14:12 - 29 Prill, 2021

Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi sot vendet evropiane duke u shprehur kundër relaksimit të masave kufizuese për ndalimin e pandemisë së koronavirusit. Sipas OBSH  një situatë e ngjashme me atë në Indi mund të shfaqet kudo.

Kriza e madhe shëndetësore që po kalon India mund të jetë për shkak të llojit të mutuar të koronavirusit që u zbulua në vend, por edhe për faktorë të tjerë, të tilla si mosrespektimi i rregullave shëndetësore, vlerësoi OBSH.

“Është gjithmonë një sfidë e madhe për vendet ku masat individuale të mbrojtjes janë relaksuar, ku tubimet masive po ndodhin, ku ka lloje më ngjitëse dhe ku mbulimi i vaksinimit është i ulët, të gjitha këto mund të krijojnë stuhi të përsosur,” deklaroi drejtori i OBSH-së për Evropën, Hans Klugge gjatë një konference për shtyp.

Variacioni indian i koronavirusit B.1.617 është identifikuar në 17 vende, shumë prej tyre në Evropë.

Në të gjithë Evropën, siç përcaktohet nga OBSH, e cila përfshin shumë vende të Azisë Qendrore, 7% e popullsisë është vaksinuar plotësisht. Sipas organizatës ndërkombëtare, përqindja është më e lartë se ajo e njerëzve të infektuar me covid-19 në të njëjtën zonë, 5.5%. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!