Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz, ka uruar Kryeministrin Edi Rama për fitoren e mandatit të tretë në zgjedhjet e 25 prillit.
Në një postim në Twitter, Kurz shprehet se pret që të forcohen më shumë marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve.
“Urime Edi Ramës për fitoren e zgjedhjeve parlamentare përsëri. Austria pret të forcojë më tej marrëdhëniet tona të forta bilaterale me ju dhe të gjitha forcat politike në Shqipëri, për të luftuar së bashku pandeminë COVID19 dhe për të mbështetur perspektivën e Shqipërisë në BE për t’i mundësuar asaj hyrjen në fazën tjetër të procesit të anëtarësimit”, ka shkruar Kurz. g.v/abcnews.al
Congratulations to @ediramaal on winning the parliamentary elections again.
— Sebastian Kurz (@sebastiankurz) April 29, 2021