Koeman: Neymar? I dua më të mirët. Nuk më shqetësojnë ofertat për Messin

schedule14:19 - 28 Prill, 2021

schedule 14:19 - 28 Prill, 2021

Barcelona sfidon nesër Granadan për javën e 33-të të La Liga, shumë e rëndësishme për të marrë kreun e renditjes së La Liga. Para kësaj ndeshje në konferencë për mediet foli Ronald Koeman, trajneri i katalanasve, që u përqendrua më shumë në emra specifike dhe merkato.

“Neymar? Është gjithmë bukur të kesh lojtarët më ë mirë në botë në skuadër. Ai bëri treshen më të mirë në botë kur isahte këtu. Tani nuk është me ne dhe do bëjmë me lojtarët që kemi, të cilët janë gjithashtu të mirë. Kemi treguar se edhe me këtë skuadër mund të luftojmë.

Edhe kur ke më të mirët mund të humbësh. Pedri? Nëse nuk është mirë fizikisht, mund ta lëmë pushim, por nuk do bëj shumë ndryshime. Do shohim të dhënat e tij në stërvitje dhe freskinë dhe më pas do marrim një vendim. Kartonët e verdhë? S’ka problem.

Është pjesë e lojës. Duhet të jemi të zgjuar, ka ndeshje kur nuk ja vlen të rrezikosh, por nëse duhet të bësh ndërhyrje për të shpëtuar ekipin, duhet ta bësh dhe fatkeqësisht s’mund të jesh në ndeshjen tjetër. Kam fituar tre kampionate si lojtar në javët e fundit.

Por nuk është asnjëherë herët të marrësh kreun e renditjes. Ta bëjmë sa më shpejt, sepse më pas të tjerët duhet të luftojnë për të na arritur ne. Nëse jemi me fat sa ishim në 1992, 1993 dhe 1994, me siguri fitojmë titullin kampion.

 

Oferta e PSG për Messin? Nuk më intereson, sepse së pari, nuk e di nëse është e vërtetë. Dhe së dyti, shpresoj të vazhdojë me ne. Karriera e tij duhet të mbyllet këtu sepse ka qenë këtu gjithë jetën e tij. Nuk më interesojnë lajmet e publikuara, të paktën sot jo.

Sulmues qendre? Po shohim pozicionet ku kemi nevojë për përmirësime. Kemi qenë pa Ansu Fati për pesë muaj, i cili kishte 4 gola në 6 ndeshje. Dhe ne jemi skuadra me më shumë raste krijuara në La Liga, gjithashtu kemi shënuar 76 gola, pa pasur disa nga lojtarët kryesorë.

Unë do përpiqem të përmirësoj ekipin me blerje, por kjo varet edhe nga financat e klubit. Presidenti po sheh mundësinë e një transferimi cilësor. Kemi biseduar dhe vazhdojmë të flasim për afrimet me drejtuesit. Mateu Alemany, Ramon Planes dhe unë do shohim çfarë është më e mira për klubin”, tha ndër të tjera Koeman. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!