Zyrtare: Dinamo me president të ri, katër investitorë bëhen bashkë

schedule18:39 - 26 Prill, 2021

schedule 18:39 - 26 Prill, 2021

Dinamo pas thuajse një dekade në ligat e ulëta të vendit tonë, është në rrugën e duhur për t’u kthyer në Kategorinë Superiore, të cilën e ka fituar plot 19 herë.

I vetmi donator i deritanishëm në klub ka qenë italiani Marco Pontrelli, që e mori klubin vitin e shkuar dhe arriti ta shpëtojë nga rënia në të Dytën dhe nisi një projekt serioz, që deri më tani po rezulton i suksesshëm.

Kategoria Superiore është një ligë më e fortë dhe kërkon më shumë investime, teksa Dinamo duket se ka marrë masa konkrete për ta bërë këtë. Ardian Bardhi, i cili prej kohësh është ortak i Hasanbelliut te Teuta, është zgjedhur si president i ri i Dinamos.

Përveç tij, aksione në klub kanë marrë edhe dy biznesmenë të tjerë, Olger Prifti dhe Gurten Papuli. Në këtë mënyrë, Dinamo gjen balancën e duhur financiare për të bërë mirë sezonin e ardhshëm në Superiore, ku ka shumë shanse të kualifikohet. /abcnews.al

 

View this post on Instagram

 

A post shared by F.K. DINAMO 1950 (@fkdinamo.al)