Vëzhguesi i OSBE: Problem shitblerja e votës, raporti përfundimtar në 28 Maj

schedule15:23 - 26 Prill, 2021

schedule 15:23 - 26 Prill, 2021

Aleksander Pociej, Shefi i delegacionit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE) deklaroi gjatë konferencës së prezencës së OSBE në Shqipëri në lidhje me raportin paraprak për zgjedhjet e 25 Prillit se procesi i djeshëm ishte më i qetë se fushata zgjedhore.

“Kolegët e mi kanë thënë gjithçka dhe mua nuk më ka mbetur shumë. Por më lejoni t’u referohem disa pikave. Në Shqipëri zgjedhjet parlamentare zhvillohen prej tre dekadash. Kam qenë këtu përpara 5 vitesh. Delegacioni i Shqipërisë është shumë aktiv.

Delegacioni është në dijeni dhe dua të them që ishte një sfidë për autoritet që të organizonin zgjedhjet në periudhën e COVID. Në përgjithësi ka qenë një proces votimi i suksesshëm. Ka pasur qendra votimi ku janë shënuar disa problem”.

Ai theksoi se problem mbetet shitblerja e votave dhe presioni, që sipas tij kanë një ndikim të madh në besimin e publikut.

“Një numër i tyre ka pasur problem me votimin e personave me aftësi të kufizuara. Ka pasur edhe mbipopullim dhe nuk janë respektuar rregullat. Por në përgjithësi ka qenë një proces i suksesshëm. Shitblerja e votave mbetet një problem. Kjo ka një ndikim më besimin e publikut për pjesën më të madhe të popullsisë. Apo presioni që mund të jetë bërë për votën.

Dita e djeshme ishte shumë e mirë se ditët gjatë fushatës. E kuptojmë që nuk është e lehtë të shohësh të gjitha shkeljet. Ne jemi vëzhgues, nuk jemi këtu për të gjykuar. Delegacioni pret që të jetë i informuar në ditët në vijim. Raporti do të publikohet në 28 Maj”, deklaroi ai./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!