Qeveria e Indisë thirrje Twitter-it: Hiqni postet kritike për mënyrën si po përballohet pandemia

schedule12:22 - 26 Prill, 2021

schedule 12:22 - 26 Prill, 2021

Qeveria indiane i ka kërkuar Twitter të fshijë disa postime që kritikojnë qeverinë për menaxhimin e shpërthimit të koronavirusit, sipas një deklaratë të publikuar të dielën.

“Qeveria mirëpret kritikat, kërkesat  për ndihmë, si dhe sugjerimet në luftën kolektive kundër Covid-19, por është e nevojshme të merren masa kundër  përdoruesve që po keqpërdorin mediat sociale gjatë kësaj krize të rëndë humanitare për qëllime joetike”,thuhet në deklaratë.

Kryeministri i Indisë po përballet kritika të vazhdueshme ndërsa rastet e Covid-19 dhe viktimave po  vazhdojnë të rriten, duke krijuar një krizë masive të shëndetit publik në të gjithë vendin .

India raportoi 352,991 raste të reja dhe 2,812 viktima të hënën. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!