Florent Muslija ka gjetur rrugën e rrjetës në Bundesliga 2. Mesfushori ofensiv është pjesë e Hannover dhe sot ka realizuar një eurogol në sfidën jashtë fushe me Sandhausen.
Fundi i pjesës së parë, minuta e 42-të, vendasit kryesonin 1-0 dhe Hannover fitoi një goditje dënimi. Ekzekutim mjeshtëror i lojtarit dardan dhe topi në trekëndëshin e Sandhausen.
Ky ishte goli i pestë sezonal në kampionat për shqiptarin e lindur në Gjermani, i cili ka veshur katër herë fanellën e përfaqësueses së Kosovës. /abcnews.al