Ceferin: Disa klube e dinë Tokën të sheshtë, Superliga nuk ekziston më

schedule12:59 - 25 Prill, 2021

schedule 12:59 - 25 Prill, 2021

Aleksander Ceferin vazhdon të flasë për Superligën, të cilën disa prej klubeve themeluese nuk e quajnë një projekt të vdekur. Ceferin bën ironi me klubet që nuk janë tërhequr ende dhe shprehet se ata mendojnë se Toka është e sheshtë.

“Për mua ka tre grupe: gjashtë anglezet, që dolën të parët, pastaj tre të tjerët (Atletico Madrid, Milan, Inter) dhe klubet e tjerë që mendojnë se Toka është e sheshtë dhe Superliga ekziston (Reak Madrid, Barcelona, Juventus). Ka një ndryshim të madh mes tyre.  

Do ketë ndëshkime. Ishte shumë stresuese. Ndjeva sikur isha futur në një lavatriçe. Të shtunën shkova nga Sllovenia në Zvicër me makinë për tetë orë. Kisha gjithçka gati për të folur rreth reformave, isha gati të falënderoja Agnellin.

Gjërat ishin orkestruar dhe unë nuk isha në dijeni. Miku im (Agnelli) po më gënjente dhe mundohej të më qetësonte. Më impresionoi shumë qeveria Britanike. Kam folur shumë me kryeministrin Johnson në ato 48 orë të çmendura.

Më bëri përshtypje reagimi i tifozëve dhe gjithë komunitetit të futbollit. Nuk kam parë kurrë diçka të tillë. UEFA ka bërë pjesën e saj, klubet që ishin në anën tonë gjithashtu. Gjithsesi pjesa më e rëndësishme u bë nga njerëzit”, u shpreh Ceferin. /abcnews.al