“Mbyllur për pushime”, është libri më i ri i shkrimtarit dhe dramaturgut Stefan Çapaliku.
Me prezencën e miqve dhe kolegëve, ai e promovoi këtë libër ditën e shtunë në instalacionin “Reja”, në kryeqytet. Është një roman, ngjarjet e së cilit ndodhin gjatë luftës së dytë botërore. Nga dita e kapitullimit të Italisë, e deri në ardhjen e komunistëve në pushtet. Autori rrëfen se si lindi një roman, ku historia rrëfehet me sytë e humbësve.
Autori ka përzgjedhur Beogradin, Tiranën, dhe Shkodrën për rrëfimin e ngjarjeve. Aty ku fatet njerëzore kanë jetuar në kontekste të gabuara./abcnews.al