Në kuadër të mbarëvajtjes së procesit zgjedhor të 25 prillit policia e Fierit bën me dije se të gjithë strukturat janë në gatishmëri.
Ndër të tjera policia bën me dije se punonjësit e policisë kanë marrë në mbrojtje të gjithë materialet zgjedhore të qarkut në 580 qendra votimi.
Ndër të tjera mendohet se për ruajtjen e KZAZ-ve, Qendrave të Votimit dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, Drejtoria Vendore e Policisë Fier ka angazhuar 671 punonjës policie.
Njoftimi i plotë:
Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Në zbatim të detyrave institucionale që i ngarkon ligji në kuadër të procesit zgjedhor për Kuvendin e Shqipërisë, Policia e Fierit po kryen me angazhim maksimal dhe përgjegjësi detyrat e saj.
Nga strukturat e Policisë së Fierit janë marrë në ruajtje të gjitha objektet zgjedhore në të gjithë territorin e qarkut.
Punonjësit e policisë janë paraqitur sipas detyrës së përcaktuar pranë këtyre objekteve, për t’i marrë në ruajtje.
Nga shërbimet e policisë janë marrë në ruajtje në të gjithë territorin e qarkut:
580 Qendra Votimi.
9 Komisione Zonale të Administrimit Zgjedhor.
9 Vendnumërim të Votave.
Për ruajtjen e KZAZ-ve, Qendrave të Votimit dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, Drejtoria Vendore e Policisë Fier ka angazhuar 671 punonjës policie.
Ruajtja e Objekteve Zgjedhore do të vazhdojë deri në orën 06:00 të datës 25.04.2021, kur pranë tyre do të fillojnë normalisht punën Komisionet e Qendrave të Votimit dhe Komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor.
Pranë strukturës vendore të Policisë funksionon grupi i drejtim – koordinimit, i cili është ngritur për menaxhimin e përpunimin e shpejtë të informacionit dhe për një komunkim sa më efikas dhe në kohë reale me median e publikun.
Policia e Fierit ka marrë të gjitha masat për krijimin e kushteve që qytetarët të votojnë të lirë dhe të qetë./abcnews.al