Derbi i Londrës i takon skuadrës së Chelsea, që ka mposhtur West Ham United me rezultatin e ngushtë 1-0. Skuadra e Thomas Tuchel, gjysmëfinaliste e Champions League këtë sezon, kërkon të jetë sërish mes skuadrave më të mira të Europës.
Chelsea ishte i vendosur për të fituar dhe e kërkoi golin që në fillim, por nuk ishte edhe aq e lehtë. Gjithsesi, “Blutë e Londrës” festuan në fundin e pjesës së parë, kur gjermani Timo Ëerner nuk gaboi dhe me një gjuajtje brenda zonës e çoi topin në rrjetë.
https://streamable.com/yw0obr
Sulmuesi gjerman edhe në pjesën e dytë mund të kishte shënuar golin e qetësisë, por gaboi një rast flagrant për të cilët edhe është bërë i famshëm në Londër këtë sezon.
https://streamable.com/f31ww0
West Ham në 10 minutat e fundit luajti me një lojtar më pak dhe nuk pati fuqinë të shënonte golin që do të shmangte humbjen dhe tani Chelsea renditet në vendin e katërt, me 3 pikë më shumë se skuadra tjetër londineze. /abcnews.al
FT. Job done! 3 points! Well done, Blues! ? pic.twitter.com/DAQPZKvGSO
— Chelsea FC (@ChelseaFC) April 24, 2021