E shtruar në spital prej 1 muaji, 10-vjeçarja në Itali humb betejën me Covid-19

schedule15:43 - 24 Prill, 2021

schedule 15:43 - 24 Prill, 2021

Një 10-vjeçare nga Crema, e cila po merrte trajtim për Covid-19 në spital, fatkeqësisht ka humbur jetën.

10-vjeçarja ishte e shtruar në njësinë e kujdesit intensiv të Institutit Giannina Gaslini, në Genova në Itali prej 1 muaji. Ajo gjithashtu vuante edhe nga sindroma sistemike autoinflamatore.

Bëhet me dije se vajza e kishte marrë virusin nga familjarë të saj të cilët ishin prekur më herët nga kjo sëmundje.

Fillimisht ajo u transferua në Pavia, por pas përkeqësimit të gjendjes së saj shëndetësore, 10-vjeçarja u transferua spitalin e  Genovas, ku edhe humbi jetën.

/abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!