Ambasadorja amerikane, Yuri Kim ka zhvilluar ditën e sotme një takim me kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha.
Nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Twitter”” Kim bën me dije se fokusi i këtij takimi ishin zgjedhjet e 25 prill.
Lexo edhe: Një ditë para zgjedhjeve, Yuri Kim i shkon Bashës në zyrë
Ambasadorja amerikane gjithashtu thekson se SHBA nuk mbështet asnjë parti, ndërsa bën thirrje për një proces të qetë dhe demokratik të zgjedhjeve.
“Takova kryetarin e PD, Lulzim Basha, sot, njësoj siç jam takuar me presidentin ilir meta dhe kryeministrin Edi Rama në 48 orët e fundit. Ne përsërisim se nuk mbështesim asnjë parti apo kandidat. Por ne absolutisht mbështesim të drejtën e të gjithë qytetarëve për të votuar të lirë dhe në paqe”, shkruan ambasadorja amerikane.
/abcnews.al/