Dy shkencëtarë amerikanë dhe një britanik që studiuan proteinat kanë fituar çmimin Nobel në Kimi. Zbulimet e tyre kanë ndihmuar në karburantin e gjelbër dhe prodhimin e medikamenteve të ndryshme.
Çmimi nobel i vitit 2018 në Kimi i është dhënë 3 shkenctarëve për sbulimet e tyre në kërkimet për enzimat. Dy shtetasit amerikanë, Frances Arnold dhe George Smith do ta ndajnë çmimin prestigjoz me britaniun Gregory Winter. Fituesit e këtij viti përdorën një teknikë të quajtur “evolucioni i komanduar” për të krijuar proteina të reja. Ato janë përdorur në fusha të ndryshme si prodhimi i ilaçeve të reja dhe karburantit të gjelbër.
Frances Arnold, ishte e para që përdori një metodë që imitonte përzgjedhjen natyrore me qëllim të zhvillimit të enzimeve që do të kryenin detyra specifike. Enzimat janë katalizatorë biologjikë – të cilët përshpejtojnë reagimet kimike në qelizat biologjike. Teknikat e drejtuara nga Profesor Arnold tani përdoren zakonisht për të zhvilluar enzima të reja. George Smith dhe Gregory Winter krijuan një teknikë të quajtur shfaqje fagike për të evoluar proteina të reja.
Ata përdorën bakteriofagë, viruse që infektojnë bakteret, për të gjeneruar antitrupa të reja – proteina të mëdha që janë përdorur nga sistemi imunitar për të neutralizuar bakteret dhe viruset e dëmshme. Antitrupi i parë i bazuar në këtë metodë, adalimumab, u miratua në vitin 2002 dhe përdoret për trajtimin e artritit reumatoid, psoriasis dhe sëmundjeve inflamatore të zorrëve. Që atëherë, shfaqja e fagut ka prodhuar antitrupa që mund të neutralizojnë toksinat, të parandalojnë sëmundjet autoimune dhe të trajtojnë kancerin metastatik. Arnold do të marrë gjysmën e rreth 1 milion dollarëve të çmimit, ndërsa Smith dhe Winter do të ndajnë pjesën e mbetur. /abcnews.al