Duket se gati në gjysmën e rrugëtimit të garës së StyleStar Show, ka filluar të vërehet konkurrenca mes vajzave pjesëmarrëse. Duke parë pikët kryesisht të ulta që vajzat kanë zgjedhur të votojnë njëra-tjetrën si dhe debatet që kanë lindur mes tyre, juria ka pasur një mesazh për to.
Pasi u shpall fituesja e natës dhe pasi erdhi momenti i eleminimit të mbrëmjes, Endrit Mërtiri, i ftuar special i kësaj nate, për herë të dytë si juri e StyleStar, ka komentuar “mos u bëni të hidhura kur nuk vlerësoheni” . Duke i dhënë një “këshillë” vajzave për situatat që ndodhën mbrëmjen e sotme. /abcnews.al