Shqiptarët do t’i drejtohen kutive të votimit të dielën për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në Kuvendin e Shqipërisë për katër vitet e ardhshme. Fushata në këto zgjedhje ka qenë krejt ndryshe për shkak të pandemisë, ku aktiviteti më i madh i partive ka qenë online.
Gazetari i abcnews.al Ermal Vaka i pyeti qytetarët fillimisht nëse do të shkonin të votonin duke marrë përgjigje të shumta se po, ata do të paraqiteshin të dielën në kutitë e votimit. Ndërkohë, të pyetur se e kishin vendosur më parë për kë do të votonin apo ishin ndikuar nga fushata, qytetarët shprehen në shumicë se e ishin të bindur më herët për zgjedhjen e tyre kësaj radhe.
Për më tepër, ndiqni përgjigjet që qytetarët i kanë dhënë gazetarit të Abcnews.al në rubrikën “Box Pop”: