Ka ndërruar jetë në moshën 65-vjeçare ylli i popit, skocezi i cili ishte vokalisti kryesor i grupit “Bay City Rollers”, Les McKeown.
Ai ka vdekur të martën ndërkaq shkaqet e vdekjes nuk janë bërë ende të ditura.
Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar familja, përmes një shkrimi në faqen e grupit në “Facebook”.
“Bay City Rollers” ishin grupi muzikor me popullaritet të madh në vitet ‘70. Grupi përbëhej nga pesë djem, ndërkaq disa prej këngëve të tyre hite janë “Bye Bye Baby” dhe “Saturday Night”./abcnews.al