Qindra banorë kanë bllokuar një automjet në Maqellarë të Dibrës. Në vendin e ngjarjes ndodhen edhe kandidatët e Partisë Demokratike. Sipas denoncimeve në makinë janë dy të rinj që po blinin vota në këtë zonë.
Rasti është denoncuar nga kandidati i PD, Luan Haka, ndërkohë në vendin e ngjarjes ka mbërritur edhe policia. Gjithashtu në Maqellarë ndodhet edhe drejtuesi politik i PD në Dibër, Xhelal Mziu.
Policia dhe banorët kanë rrethuar mjetin tip “Volksvagen” dhe po presin që të vijnë ekspertët. /abcnews.al