Stilisti i njohur shqiptar pas vaksinimit anti-Covid: Kam ethe, temperaturë dhe plogështi të madhe

schedule14:48 - 22 Prill, 2021

schedule 14:48 - 22 Prill, 2021

Stilisti i famshëm shqiptar, Valdrin Sahiti është vaksinuar kundër Covid-19.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në Instagram.

Pas marrjes së vaksinës Sahiti ka marrë pyetje të shumta nga ndjekësit rreth vaksinës, ku me anë të një Insta story vendosi t’iu përgjigjej të gjithëve.

“Per te gjithe qe me kane shkruar ne lidhje me vaksinimin. Po, po kaloj neper pas efektin e vaksines:… ethe, temperature, plogeshti shume e madhe, kokedhembje dhe simptoma te tilla…. kjo mbase se kam kaluar COVID-19 por gjithesesi qendroj me mendimin qe cdo simptome nga vaksina eshte me e arsyeshme dhe efikase sesa mos vaksinimi”, ka treguar ai./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!