Camavinga drejt Bayern Munich, “tundimi” Real Madrid i pashmangshëm

schedule09:20 - 22 Prill, 2021

schedule 09:20 - 22 Prill, 2021

Eduardo Camavinga nuk do të rinovojë me Rennes dhe klubi francez është i detyruar ta shesë këtë verë, pasi kontrata të riut i përfundon më 30 qershor të vitit 2022. Për mesfushorin ofertat kanë qenë të shumta edhe vitin e shkuar.

Tashmë raportohet se për shërbimet e tij është vënë në garë Bayern Munich dhe ka shumë shanse Camavinga të nënshkruajë me kampionët e Gjermanisë dhe Europës.

Gjithsesi ende nuk ka një marrëveshje konkrete dhe mesfushori dëshirën më të madhe e ka të kaloje te Real Madrid, klub që duhet parë nëse i ka mundësinë ekonomike për t’u futur në ankand. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!