India ka raportuar 314,835 raste të reja me koronavirus 24 orët e fundit. Kjo është shifra më e lartë ditore e regjistruar ndonjëherë. Gjithashtu dhe vdekjet u rritën, ku janë shënuar 2,104 viktima brenda ditës së djeshme.
India është në valën e dytë të egër të koronavirusir ndërsa po përballet me një mungesë akute të oksigjenit që po rrit frikën e një sistemi të mbingarkuar të kujdesit shëndetësor në vend.
Gjykata më e lartë në Delhi ka kritikuar publikisht qeverinë qendrore për trajtimin e krizës së oksigjenit në qytet. Gjykata urdhëroi qeverinë të sigurojë kalimin e sigurt të furnizimeve me oksigjen nga fabrikat në spitalet, në të gjithë Indinë./e.b-abcnews.al