Asnjë plan sekret kundër krimit nuk mund të behët me Edi Ramën pjesë të planit, deklaroi kreu i opozitës, Lulzim Basha pas nismës së kryeministrit për një task-forcë lidhur me këtë çështje.
Kreu demokrat deklaroi se beteja e demokratëve është një qeveri antimafia pa Edi Ramën.
ABC News mësoi ndërkaq se angazhimi në komisione i PD-së për ngritjen e instituicioneve të drejtësisë, referendumin për mbetjet dhe reformën zgjedhore do të jetë i plotë.
Lidhur me diskutimin që po lind për mandatin e kryprokuorit Adriatik Llalla, kreu i opozitës nuk deklaroi një qëndrim konkret, por argument ka Kushetutën e cila intepretohet ndryshe nga socialistët e ndryshe nga Adriatik Llalla.
E ndërkohë në mes të javës pritet konstituimi i komisionit të posaçëm për reformën zgjedhore. Demokratët kanë një platftormë gati e cila është e orientuar në një aksion shumëplanësh për t’i dhënë përgjigje rekomandimit kryesor të ODIHR shit-blerja e votës, kauzë që demokratët e konsiderojnë plotësisht të konfirmuar si legjitime me çështjen Habilaj –Tahiri./abcnews.al