Rexhep Rraja mbetet në qeli, Gjykata e Krujës konfirmon arrestin me burg

schedule15:05 - 2 Tetor, 2018

schedule 15:05 - 2 Tetor, 2018

Pasi u njoh me vendimin e gjykatës që la në fuqi masën e sigurisë të caktuar të shtunën, 24-vjeçari  Rraja bëri jashtë gjykatës një koment të shkurtër për kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

24-vjeçari Rrexhep Rraja ishte transportuar mëngjesin e së martës nga paraburgimi i drejtorisë së policisë së Durrësit drejt Gjykates së Krujës.

Jashtë ambienteve të gjykatës, kishte shumë mbështetës, të afërm dhe miq të të riut, por edhe forca policie për çdo të papritur.

Në  seancën me dyer të mbyllura Rexhep Rraja ka deklaruar se nuk e ka dhunuar Xhisiela Malokun dhe konflikti mes tyre ka qenë diçka e momentit.

Por prokurorja Mirela Kapo, e cila ka pasur ne dore dosjen e Rrajes qe pas referimit te  ceshtjes nga policia, kërkoi që i riu te mbahet në gjendje “arresti ne burg”, pasi ka rrezik të prishë provat ose mund të largohet. Si provë, organi i akuzës paraqiti edhe një përgjim ambiental ndërmjet Rrexhep Rrajas dhe Xhisiela Malokut të kryer në ambientet e prokurorisë së Krujës, si edhe raportin e ekspertizës mjeko-ligjore kryer për vajzën.

Ka mjaftuar argumentimi vetëm për pak minuta nga ana e përfaqësueses së akuzës që edhe gjyqtarja Enkelejda Hoxha të lërë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për 24 vjeçarin.

Rrexhep Rraja akuzohet për “përndjekje”, pas denoncimit të bërë nga ish- e dashura e tij Xhisiela Maloku, në 21 korrik të këtij viti.

Gazetar ABC News: Andi Qosja

/abcnews.al