Presidenti Ilir Meta nga Fieri është pyetur në lidhje me ngjarjen e rëndë që ka ndodhur mesditën e kësaj të mërkure në Elbasan, ku është vrarë me armë zjarri një 56 vjeçar dhe janë plagosur dy të tjerë.
Në fjalën e tij Meta ka theksuar se e ka të pamundur që të flasë për momentin në lidhje me këtë ngjarje të rëndë pasi nuk ka një panoramë të qartë për ngjarjen.
Ndër të tjera ai ka theksuar se policia duhet të shkëputet nga politika dhe mbrojtja e grupimeve të Taulantit.
“Nuk them asnjë sepse nuk mund të flas pa e pasur të qartë panoramën e ngjarjeve. Elbasani dhe Durrësi janë dy nga qarqet më problematike. Kandidatë të dosjeve të Shijakut dhe të Dibrës janë kandidatë sërish. Prokuroria është e një anshme në Tiranë, po ashtu edhe SHISH. Dihet që Policia në Elbasan bëhet palë e grupimeve të lidhura me Taulantin. Padyshim që do të mbajnë përgjegjësi për çdo ngjarje që po zhvillohen në vend. Vendi mbi të gjitha nuk ka nevojë të cënimeve të standateve zgjedhore”, ka thënë Meta.
Ndër të tjera në fjalën e tij para gazetarëve Meta është ndalur dhe tek incidenti I ndodhur paraditen e kësaj të mërkure mes kryebashkiakut të Fierit dhe forcës politike LSI.
“Vendosa të ndaloj për shkak të një ngjarjeje të papritur të një provokimi të shëmtuar të kryetarit të Bashkisë që provokoi LSI dhe kandidatët e saj duke u përpjekur që të hiqte banderolat. Jo vetëm kaq por siç u informova tani,për orë të tëra kanë refuzuar që të dialogojnë dhe të bashkëpunojnë tregon edhe njëherë përpjekjet për të krijuar incidente të paqena. Kjo është arsyeja që kam ndërhyrë menjëherë. Është e rëndësishme që të evitojmë çdo incident që provokohet nga Rilindja”, është shprehur Meta.e.su./abcnews.al