Doktor Petrit Vargu ka folur për nxjerrjen e të dhënave personale të qytetarëve shqiptarë nga patronazhistët.
Në një lidhje direkte me Skype për ‘ABC e Mëngjesit’, ai ka bërë thirrje që prokuroria duhet të hetojë, pasi populli janë të pambrojtur jo vetëm për zgjedhjet por për shumë aspekte të jetës.
“Në 2013 unë kam punuar me patronazhistët. Unë punova në Krujë një vit e ca dhe pastaj më kthyen në Tiranë.
Përgjithësisht unë mbaj mend që kanë qenë të rinj dhe nuk kanë qenë fuktha. Unë mendoj që ky proces është bastarduar nga Partia Socialiste sepse të dhënat nuk janë marrë nga patrinazhistët po nga e-Albania.
Këtu qendron bërthama e problemit, c’të duhet ty numri i kartës së identitetit. Këtu prokuroria duhet të hetojë.
Shkurt ne jemi të pambrojtur jo vetëm për zgjedhjet por për shumë aspekte të jetës. Si ka mundësi nga këta patronazhistët janë futur të gjithë në punë”.
Më tej, Vargu ka folur për vaksinën kineze, të cilën e ka konsideruar të pasigurtë pasi nuk i bën personat imunë.
“Ne kemi pasur një numër rekord në gusht, megjithatë njerëzit vazhdonin të ishin nëpër plazhe. Unë mendoj që Sinovac nuk është në gjendje për të vaksinuarit. Shtimi i dozave në tre është akoma në diskutime. Mua personalisht Sinovac nuk më jep siguri, prandaj nuk duhet t’i themi njerëzve që me marrjen e vaksinës janë imunë, janë thjesht 30%”./abcnews.al

