EMRAT/I dha lekë 23-vjeçarit për sigurimin e një numri votash, procedohet shtetasi turk në Vlorë

schedule09:10 - 21 Prill, 2021

schedule 09:10 - 21 Prill, 2021

Një person është vënë në pranga dhe dy të tjerë janë proceduar penalisht në Vlorë për vepra të ndryshme penale. Mësohet në pranga është vënë një 40-vjeçar me iniciale G. Ç., pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Ndërsa, dy persona të tjerë janë proceduar penalisht në gjendje të lirë për shit-blerje vote. Penalisht u procedua një shtetas 23-vjeçari Abdullagfur Balikçi, shtetas turk, banues në Vlorë si dhe 24-vjeçari Jorisild Muçaj, po banues në Vlorë.

Dyshohet se Muçaj, në kohë të ndryshme ka marrë një shumë lekësh nga shtetasi turk për sigurimin e disa emrave personash të njohur prej tij për dhënie vote në zgjedhjet parlamentare 2021. sb/abcnews.al/