Zakonet që po ju bëjnë të plakeni më shpejt

schedule19:59 - 20 Prill, 2021

schedule 19:59 - 20 Prill, 2021

Plakja është një proces që njerëzit përpiqen ta shmangnin sa më shumë të munden. Por pavarësisht përdorimit të produkteve të ndryshme, ka disa zakone që ndikojnë në përshpejtimin e procesit të plakjes. Një ndër ta është dhe zakoni i të ngrënit. Në thelb, lëkura reagon ndaj asaj që konsumoni.

Marrja e tepërt e sheqerit

Ka shumë njerëz që e duan më shumë shijen e ëmbël. Sidoqoftë, ata nuk e dinë që marrja e tepërt e sheqerit çon në fillimin e glikizimit. Kjo do të thotë se molekulat e tepërta të sheqerit kombinohen me proteina që çojnë në produkte përfundimtare të glikizimit. Këto produkte dëmtojnë kolagjenin në lëkurë dhe çojnë në plakje.

Konsumi i ushqimit të shpejtë

Ushqimet junk janë të mbushura me yndyerna trans, të cilat shkaktojnë inflamacion. Inflamacioni i vazhdueshëm ndikon në lëkurë në mënyrën më të keqe të mundshme, duke shkaktuar shenjat e hershme të plakjes.

Marrja e tepërt e karbohidrateve

Karbohidratet janë të rëndësishme për të ruajtur shëndetin e trupit, por nëse e ekzagjeroni mund të shkaktojë dëme në shëndet. Ka të njëjtin ndikim si sheqeri i tepërt. Gjithashtu nxisin glikacionin, një proces që çon në plakje.

Pini shumë kafe

Kafeja, në një sasi të kufizuar, është e mirë për ju por kur e teproni mund ta dehidratojë lëkurën.

Konsumi i tepërt i kripës

Marrja e kripës përtej sasisë normale çon në mbajtjen e ujit në trup dhe shkakton fryrje. /abcnews.al