Botox, filler e trajtime vaskulare! Shërbimet tek Anassa, apeli i mjekëve për origjinalitet

schedule18:43 - 20 Prill, 2021

schedule 18:43 - 20 Prill, 2021

Elna Çano (Dermatologe) dhe Bledar Hodo (Kirurg vaskular) ishin këtë të martë në programin “Abc e Pasdites” me moderatorin  Ermal Peçi ku biseduan për shërbimet e domosdoshme që duhet të bëhen këto kohë, e aq më shumë që jemi përpara ardhjes së verës.  Përpos stafit shumë profesional në klinikën ‘Anassa’ pikë tjetër e fortë janë pajisjet më të fundit që përdoren.

I tillë është edhe lazer për epilim alexandrite Candela Gentlelase Pro- U  , prodhim i 2020, standarti i artë për epilim kudo në botë. Doktoreshë Çano e vuri shumë theksin tek kujdesi që duhet të ketë çdo njeri kur zgjedh të bëj injeksionet e fillerit dhe botox, pasi ka vështirësi për rinderhyrje.

“Informcioni sot merret shumë kollaj, nëpër rrjetet sociale por duhet ditur të filtrohet. Prandaj ne këshillojmë që të vijnë gjithmonë e më shumë tek profesionistët, pikërisht për këtë arsye. Ka pacientë që vijnë për të rirregulluar apo rikorrigjuar ndëhyrjen që kanë bërë. Kjo është më e vështirë pasi në disa raste është i pakorrigjueshëm sepse varet nga produkti që është përdorur fillimisht. Ata duhet të dinë gjithmonë çfarë materiali përdor aplikuesi”.

Ajo shtoi se në rrjetet sociale shohim tendeca të ekzagjeruara ndaj ata duhet të lidhen me specialistët.  Doktoresha theksoi se çdo pacienti ju sugjerojnë që të bëjnë ndërhyrje sa më natyrale, për të shmangur fenomenin e “alienizimit”.

Ndërkohë doktor Bledi nënvizoi se edhe kapilarët apo variçet kanë nevojë t’u kushtohet vëmendje sepse shpesh janë të dëmshme për shendetin.  “Shumë pacientë nuk i heqin kapilarët merimangë vetëm për estetikë, por mund të kenë kruatje, djegie, dhimbje. Për estetikë mund të ndodhë vetëm në fytyrë, por pjesa e këmbëve sidomos mbi gjunjë në përgjithësi japin siklet”. /abcnews.al