Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“I befasuar dhe i zhgënjyer, menduam se e gjetëm zgjidhjen”, Ajax kundër Superligës

schedule21:58 - 19 Prill, 2021

schedule 21:58 - 19 Prill, 2021

Superliga Europiane e lancuar së fundmi, si kompeticioni më i ri në futboll, ka krijuar kundërshti të mëdha. Një nga klubet më historikë, 4 herë fitues i Champions, Ajax, del kundër këtij kompeticioni. Qëndrimin e kampionëve të Holandës e tregon drejtori i klubit, Edwin van der Sar.

“Ajax është plotësisht i befasuar dhe i zhgënjyer nga njoftimi i krijimit të mundshëm të Superligës Europiane. Ne mbështesim modelin e ri të propozuar nga UEFA. Ne menduam se e gjetëm zgjidhjen me të ashtuquajturin model zviceran, me më shumë ndeshje ndërkombëtare për më shumë klube.

Jemi shumë të zhgënjyer në kthesën e papritur dhe lëvizjet që drejtorët e tjerë të disa klubeve të mëdha ndërkombëtare kanë bërë këtë fundjavë, kur në një periudhë të vështirë, kërcënohet e ardhmja e futbollit europian”, u shpreh Edwin van der Sar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!