Pak pas mesnatës i është vënë zjarri makinës së drejtoreshës së qendrës sociale në Kombinat me iniciale M. A. Policia njofton se “Benzi”, me targë AA550TN ka qenë i parkuar, ndërsa zjarrvënia dyshohet e qëllimshme. Mjeti është djegur plotësisht, ndërsa policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Tiranë, Informacion Paraprak
Më datë 01.10.2018, rreth orës 02:50, në rrugën “Hamdi Cenoimeri”, ka marrë flakë mjeti i parkuar tip “Benz”, me targë AA550TN, në pronësi të shtetases M. A., (Drejtoreshë e Qendrës Sociale në Kombinat).
Mjeti është djegur plotësisht dhe ka vetëm dëme materiale.
Nga hetimet paraprake dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.
Po punohet intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorit. /abcnews.al