Krim horror në Itali, shqiptari vret me çekiç bashkëshorten në sy të fëmijëve

schedule12:03 - 19 Prill, 2021

schedule 12:03 - 19 Prill, 2021

ITALI- Një krim horror ka ndodhur në një familje shqiptare në Itali. Mediat italiane raportojnë se një 51-vjeçar, i quajtur Gëzim Alla ka qëlluar në kokë me çekiç bashkëshorten e tij, Dorina Alla, duke e lënë të vdekur në vend.

Krimi horror ndodhi në qytezën Pove del Grappa në provincën e Vincezas në Itali, ndërsa mësohet se shqiptari e ka bërë veprimin fatal në sy të fëmijëve.

Gëzim Alla sapo kreu krimin horror, i ka telefonuar policisë për t’u vetëdorëzuar. Mësohet se dy bashkëshortët kishin dy fëmijë të cilët sapo ka ndodhur krimi i kanë telefonuar kushërirës së saj Alessias, e cila jetonte pak metra më larg.

“Më thirrën në telefon duke më thënë se prindërit e tyre po ziheshin. Unë i thash të mbylleshin në dhomën e tyre. Nuk më kishte shkuar mendja kurrë për një gjë kaq të tmerrshme.”, tha kushërira.

Çifti jetonte në Pove që nga viti 2017, ata kanë dy fëmijë të moshës 13 dhe 9 vjeç. E.L/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!