Superspektakli “C’est la vie” surprizon në puntatën e parë në televizionin Kombëtar Klan, ku 8 personazhe të njohur në fusha të ndryshme guxuan skenën përballë këngëtarëve profesionistë. Prezantuesja Marina Vjollca mahnit , jo vetëm me bukurinë e saj, por edhe me një moderim të shkëlqyer plot energji dhe elegancë në të njëjtën kohë.
Me një skenografi shumëngjyrëshe dhe me një energji, elegancë dhe sponatanitet të admirueshëm të prezantueses Marina Vjollca, ka startuar superspektakli “C’est la vie” në televizionin Kombëtar Klan.
Personazhe të sukseshëm në profesionet e tyre, kanë shpalosur para publikut edhe pasionin e tyre të fshehtë, këndimin, që deri tani kanë guxuar ta shfaqin vetëm në festa mes miqsh, e tashmë ata janë në skenë sëbashku me këngëtarët profesionistë.
Pas performancës dhe duartrokitjeve të zjarrta të publikut në sallë, ata u përballën edhe me sugjerimet e jurisë.
Ky spektakël sjell edhe një risi, pasi orkestra e cila vjen e tëra live drejtohet nga një femër.
Ky është vetëm fillimi, pasi 8 personazhet do të transformohen në kamaleon të vërtetë për gjate 11 javëve të spektaklit “C’est la vie”, ku thelbi i këtij show mbetet festa e muzikës nga producentët , Pandi e Bled Laço dhe Adrian Hila./abc news